Një 38-vjeçar u arrestua në Shijak, pasi dyshohet për zjarrvënie.
Shtetasi Myslim Marku ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.
38-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./abcnews.al