Dogji një sipërfaqe toke dhe pjesërisht një magazinë bujqësore, pranga 44 vjeçarit në Rrogozhinë

schedule10:38 - 15 Gusht, 2021

schedule 10:38 - 15 Gusht, 2021

Një 44 vjeçar nga Rrogozhina ka rënë në prangat e policisë së Kavajës si autori i dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme një sipërfaqe toke.

Sipas policisë A. S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjeserisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll.

Njoftimi i plotë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjeserisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!