Dogji një sipërfaqe me bimësi në Grykëderdhjen e Semanit, arrestohet 59-vjeçari

schedule09:32 - 14 Gusht, 2021

schedule 09:32 - 14 Gusht, 2021

Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier për zjarrvënie.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë Xhemil Vrenozi, banues në Hoxharë e Vjetër. 59-vjeçari u kishte vënë zjarrin disa barërave të thatë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u dogj një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”.

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht qytetarja me iniciale Jorgjie Mile banuese në Grykë,  pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e dikujt tjetër, duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!