VLORË- Në Vlorë është arrestuar një 36-vjeçar, i cili për shkak të një konflikti për motive të dobëta, dogji në mesnatë, automjetin e një 34-vjeçari.
Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”.
Nga hetimet dyshohet se i arrestuari e ka kryer këtë krim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta./ abcnews.al