Dogji 40 hektarë me bimësi, pranga 68-vjeçarit në Fier

schedule15:41 - 11 Shtator, 2023

schedule 15:41 - 11 Shtator, 2023

FIER– Një 68-vjeçar është vënë në pranga për zjarrvënie në Fier.

Ai dyshohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave, në pyllin e fshatit Buzëmadh, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, për shkak të erës, u dogjën 40 hektarë me bimësi.

Shërbimet zjarrfikëse, bashkë me banorët e zonës kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat për fat të mirë nuk vunë në rrezik jetën e banorëve/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!