Dy persona janë procedar penalisht në Gjirokastër. Këta shtetas, dogjën me zjarr sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Policia zbardhi dy raste të zjarrvënieve në Gjirokastër dhe në fshatin Veliqot. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 66 vjeç, banues Gjirokastër dhe K. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Veliqot.
Dyshohet se një 66 vjeçar, në vendin e quajtur “Memola”, mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Ndërkaq, një 67-vjeçar. në fshatin Veliqot, në vendin e quajtur “Brez”, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme./abcnews.al