Dy persona janë proceduar penalisht në Berat për zjarrvënie. Bëhet e ditur se shërbimet e Komisariatit Policisë Berat kanë proceduar penalisht Bashkim Shkurtin, banues në Berat.
Shkurti ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia në lagjen “Donika Kastrioti”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bar.
Gjithashtu, u procedua penalisht 28-vjeçari Artur Kurti , banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/