Gjykata e Vlorës ka lënë n burg dy autorët e dyshuar, që dogjën një shtëpi në Llakatund.
Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se të arrestuar janë shtetasit nga Kosova, Gezim Bacaj dhe Durim Kelmendi, ndërsa vijon të jetë në kërkim Haki Bajraktari ish-dhëndri i pronares së shtëpisë.
LEXO EDHE: EMRAT/ Tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj në Vlorë, shkon në 2 numri i të arrestuarve
Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë, ku ish dhëndri dyshohet se pasi është ndarë nga e dashura, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte djali i saj dhe nëna 70 vjeç.
Sipas informacioneve mmësohet se Gezim Bacaj akuzohet se ndihmoi të dhunonte dhe me pas ti vinte flaken baneses ku jetonte ish vjehra dhe thjeshtri i shtetasit Haki Bajrami. Ndërsa Durim Kelmendi akuzohet se nuk kallëzoi krimin.
Të dy këta shtetas u ndalen një ditë pas ngjarjes në Morine.
Ndërkohë kujtojmë se 70-vjeçarja dhe nipi i saj kanë marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Vlorës./abcnews.al