Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe, që do të nisë ditën e martë më 2 prill dhe do të përfundojë të enjten në orën 8 të mëngjesit të 4 prillit.
Sipas mediave greke, në pikën kufitare të Kapshticës do të paralizohet plotësisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë.
Asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nuk do të kalojë kufirin.
Për të shmangur problematikat e mundshme lëvizja e qytetarëve do të bëhet vetëm për raste të veçanta si probleme shëndetësore.
Federata e Doganierëve në Greqi deklaron se vendimi për nisjen e grevës ishte i pashmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga kërkesat e kësaj sindikate./abcnews.al