Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun.
Analisti Artur Nura i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, e cilësoi këtë vendim si një hap drejt forcimit të paqes në Bosnje-Hercegovinë dhe një shembull që mund të ndikojë edhe në dinamikat politike në Kosovë e Shqipëri.
Sipas Nurës, ky veprim i SHBA-ve tregon angazhimin amerikan dhe europian për ruajtjen e ekuilibrave rajonalë, ndërsa nënvizoi se vendime të ngjashme mund të kenë ndikim edhe në situatën politike të brendshme në Tiranë.
Nura tha se mund të ketë një lëvizje të ngjashme ndaj Berishës nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, por vetëm nëse ai tërhiqet nga politika aktive. Sipas tij, një vendim i mundshëm për rishikimin e statusit “non grata” do të ishte kryesisht gjeopolitik dhe do të synonte forcimin e stabilitetit në vend. Megjithatë, qëndrimi i ashpër i Berishës dhe vijimi i retorikës përmes “qytetarit digjital” mbeten pengesë për një afrimitet me SHBA-të.
“Ky është një vend për të caktuar stabilitetin në Bosnje. Kemi një stabilitet të caktuar, i cili ishte i vetmi akto që mund të prishte me deklaratat e tij. Është një shenjë be mirë për stabilitet amerikan dhe europian. Dodik e ka paguar me gjërat e tij personale dhe të familjes. Është një shans që Bosnje-Hercegovina nuk rrezikon më. Ku mund të ndodhë në Kosovë, për shkak të destabilitetit. Shpresoj që edhe brenda PD të ketë një lëvizje të tillë demokratike, t’i hiqet ‘non grata’ Berishës.
Kjo mund të ndodhë me kushtin vetëm nëse ai tërhiqet nga politika. Nëse do të kemi një vendim të DASH për Berishën do të jetë gjeopolitik, që do të ndihmojë në stabilitetin në vend. Nëse do të kemi një marrëveshje nga SHBA, për vendosjen e një stabiliteti. Ndërkohë që Berisha vazhdon me gjuhën e tij të rëndë dhe me qytetarin digjital, nuk vërteton asnjë burim tjetër, por e transmeton atë. Mund të kenë filluar presionet nga DASH edhe ndaj Berishës. Të gjitha këto mund të kenë sinkronizim”, tha analisti Artur Nura./abcnews.al

