Dodik vazhdon me retorikën e tij: Serbët sot kanë dy shtete

schedule14:43 - 15 Shkurt, 2022

schedule 14:43 - 15 Shkurt, 2022

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik në ditën e pavarësisë së Serbisë ka përsëritur sërish retorikën dhe politikën e tij, se serbët sot kanë dy shtete.

Dodik vuri në dukje se serbët gjithmonë kanë sjellë lirinë për kombet e tjera dhe se “paraardhësit tanë hodhën themelet e asaj që sot është një qytetërim modern”.

Në Republika Srpska, ne e festojmë këtë ditë si tonën. Ne e shikojmë Serbinë si një atdhe. Serbia na jep garanci dhe strehim, ndihmon dhe inkurajon”, ka thënë Dodik.

Ndër të tjera ai ka thënë se serbët sot kanë dy shtete  Republika Srpska dhe Serbia.

Përveç tij, “me të veten” ka vazhduar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai ka thënë se në festë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Republikës Srpska, duke theksuar se Dita e shtetësisë së Serbisë nuk mund të festohet pa RS, si dhe Dita e RS pa Serbinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!