Bosnje Hercegovina ka lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik Ka qene Gjykata e Sarajeves qe ka leshuar urdherin për Milorad Dodik dhe dy zyrtare të tjerë, pasi Presidenti i entitetit të Republika Srpska të injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar.
Dy të tjerët janë kryeministri i entitetit Radovan Vishkoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç. Ky urdher nenkupton qe çdo oficer policie në vend dhe jashte saj, që i ndesh, duhet t’i arrestojë menjëherë.
Të gjithë ata akuzohen për sjellje antikushtetuese. Mediat boshnjake raportojnë se kryetari i Asamblese Kombetare Stevandiç është larguar nga vendi, për në Serbi.
Prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhra arresti për treshen javën e kaluar , gjë që nuk u zbatua. Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare.
Kjo e fundit do të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend. Dodik, i cili më parë tha se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhrit të javës së kaluar dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.
Gjykata e nivelit shtetëror të Bosnjës e dënoi Dodikun në fund të shkurtit për kundërshtimin e vendimeve të të dërguarit ndërkombëtar të vendit për paqen, Christian Schmidt, me nje vit burg dhe 6 vite ndalim te ushtrimit te aktivitetit politik.
Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë. Nga krahu tjeter, edhe Forca paqeruajtëse evropiane në Bosnje, EUFOR, ka thënë se po rrit numrin e trupave të saj në përgjigje të tensioneve./abcnews.al