Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Dodik do të arrestohet’, Ramadani: Fundi politik i krahut të djathtë të Beogradit

schedule17:32 - 21 Tetor, 2025

schedule 17:32 - 21 Tetor, 2025

Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka pranuar të tërhiqet nga posti i tij dhe si hap i parë SHBA hoqi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve tee tij.

Eksperti i sigurisë Burim Ramadani komentoi për ‘Ballkan Update’ ndëshkimin amerikan ndaj Dodik duke thënë se ish presidenti i Republikës Serbe në Bosnje ose do të arrestohet ose do të largohet për në Rusi. Më tej, Ramadani tha se synimi i SHBA dhe perëndimore ka qenë që të mos destabilizohej Bosnja dhe rrjedhimish Ballkani Perëndimor.

“Ky është fundi politik i krahut të djathtë të Beogradit. Koha e Serbckës ka pëfunduar.

Dodik ose do të arrestohet në periudhën e ardhshme ose do të largohet nga Bosnja për në Rusi siç ka ndodhur në shumë autoritar.

Përpjekjet e Dodik dhe strukturës që ka qeverisur do të jenë përpjekje te vazhdueshe për të destabilizuar Bosnjen dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo besoj se ka qenë qartësia e perëndimoreve se nuk mund të lejohet destabilizimi i Ballkanit dhe ky mesazh pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Dodik, do të jetë mesazh i pandryshuar.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!