Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha ka probleme mbi kurriz, si korrupsioni dhe marrëdhënia e tij me SHBA.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha nuk ikën kurrë nga politika.
“Jo, nuk besoj. Sidomos kohët e fundit, Amerika po shkon në një vijë me atë që ka me politikën e vet. Nuk ka asnjë lidhje. Padyshim që politika amerikane dhe në këtë rajon është në lëvizje. E vetmja gjë që i bashkon është rajoni. Në një drejtim po shkon Dodik dhe në drejtim të kundërt po shkon Berisha. Dodik nuk tha që unë e mposht Amerikën, nuk e çoi në gjyq DASH. Pse është sanksionuar Dodik dhe pse është sanksionuar Berisha. Dodik është sanksionuar për një rezolutë të Bosnjes. Berisha ka mbi kurriz probleme shumë të mëdha, korrupsionin, mos sigurinë e SHBA. Nëse Dodik është i parapalqyer në vendin e vet, Berisha është i urryer në vendin e vet. Dodik tha ika, Sali Berisha kurrë nuk e bën atë.”, theksoi ai./abcnews.al

