Doda: Nuk mund të ketë ndryshim elitash në PS, kur simbol vazhdon të jetë ende Gramoz Ruçi

schedule20:15 - 22 Prill, 2021

schedule 20:15 - 22 Prill, 2021

Politikania Mesila Doda, ka komentuar në emisionin “Refleksione” rreth domosdoshmërisë së qarkullimi të elitave për ecurinë e një vendi.

Bindjes së analistit Julian Zyla, se ndryshimin e elitave po e bën Partia Socialiste në këto zgjedhje me listat e saj, ndryshe nga Partia Demokratike e cila ka vënë sërish në krye njerëzit e fuqishëm politikisht, Doda i është përgjigjur se nuk mund të ketë ndryshim elitash në Partinë Socialiste, kur simbol vazhdon të jetë ende Gramoz Ruçi.

 

“Ishte viti 90 ai i cili shënoi një pikë kthese për ndryshimin e elitave por që për fat të keq nuk u krye një ndryshim I plotë I tyre, mentaliteti nuk u ndryshua I plotë, gjë që ishte edhe e natyrshme.
Demokracia është një rrugë shumë e gjatë.

Sa i përket qarkullimit të elitave në Partinë Socialiste, aty ka një simbol, që është kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi. Ish kryetar komiteti, ish ministër I brendshëm  në kohën e komunizmit dhe sot ende vazhdon të mbajë rolin e Kryetarit të Parlamentit  dhe të Kuvendit të Shqipërisë. Besoj se që këtu historia e qarkullimit të elitave është një përrallë të cilët e mbështesin vetëm simpatizantët e kësaj force politike”, ka thënë ajo./abcnews.al