Doda: Kush i pyeti shqiptarët si e duan sistemin? Gangsteri plak s’ka hallin e listave të hapura

schedule19:42 - 21 Korrik, 2020

schedule 19:42 - 21 Korrik, 2020

Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një sqarim për gjithë opinionin publik, në lidhje me prapaskenat e ndryshimeve kushtetuese, nismë e ndërmarrë së fundmi nga maxhoranca.

Doda thotë se Rama nuk ka hallin e listave të hapura, por të heqjes së koalicioneve.

Ajo shprehet se kushtetuta nëse do ndryshohet duhet të ndryshohet me referendum nga populli.

E në rast dhunimi të Kushtetutës, Doda thotë se i vetmi që do e paguajë është Edi Rama.

Reagimi i plotë i Mesila Dodës:

“Sqarim per te gjithe opinionin publik…

Genjeshtari psiqik vazhdon te tentoje te manipuloje opinionin… nuk ka patur kurre hallin e listave te hapura, por kerkon me çdo çmim heqjen e koalicioneve… nuk mund te vazhdoje te mashtroje diten per diell dhe te flase ne emer te shqiptareve qe i ka vjedhur e masakruar per 7 vite.

Kush i pyeti shqiptaret si e duan sistemin? Sistemi duhet vendosur vetem me referendum, ne nje sistem demokratik e ku ka siguri vote jo ku kryegangsteri i plakur e ne ikje leshon ortaket kriminele qe ta mbajne ende ne pushtet me trafik e dhune.

Ne çdo rast te dhunimit te Kushtetutes ka vetem nje çmim per tu paguar e ate do e paguaje Edi Rama personalisht, jo shqiptaret”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!