Do zëvendësojë Berishën në krye të Rithemelimit? Çollaku: Argita, njeri më racional se i ati i saj

schedule13:48 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 13:48 - 5 Dhjetor, 2023

Sali Berisha mbajti më 2 dhjetor Kuvendin e Rithemelimit dhe për herë të parë, vajza e tij, Argita Malltezi, mbajti një fjalim publik.

Në lidhje me këtë, nëmkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se nëse ndodh që Argita të zëvendësojë të atin e saj, drejtimi i Rithemelimit do të ishte më racional.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çollaku u shpreh se Rithemelimit në këtë situatë, do t’i duhej më shumë racionaliteti.

“Është fakt, Kuvendi i 2 dhjetorit është provë që bën fjalë për dy formacione të ndryshme. Unë jam bashkëmoshatar me Argitën, kemi qenë studentë në grevën e urisë në vitin 1991, kam njohje relative, kemi shkëmbyer respekt të ndërsjellë. Është inteligjente. Nuk e di idenë, nuk dua të spekuloj. Nëse do të ndodhë, le të flasë. Unë mendoj që Argita në drejtim të Rithemelimit do të kishte një element më shtesë, do ishte më racionale. Do e vlerësoja më drejtë se i ati. Mendoj që Rithemelimit në këtë situatë, do t’i duhej më shumë racionaliteti, e gjej më shumë te Argita. Para 10 vjetësh do të ishte diçka tjetër, sot është në antikohë, e sanksionuar. Do ta shikoja më racionale sjelljen e Rithemelimit”, theksoi ai./abcnews.al