Pas sherrit me recepsionistin, do vriste pronarin e hotelit, arrestohet reperi shqiptar dhe e dashura e tij

schedule09:09 - 3 Shkurt, 2022

schedule 09:09 - 3 Shkurt, 2022

Reperi i njohur Ervin Selita i njohur me emrin e artit “Vinz” është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Zeni Xhindin, pronarin e një hoteli në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në kryeqytet.

Në pranga është vënë edhe e dashura E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte të riun në momentin e ngjarjes ndërsa ajo do të hetohet për moskallëzim krimi.

Lexo edhe: Nuk e lanë vajzën të futet në hotel pa kartë identiteti në hotel, si nisi sherri në Tiranë

Burime bëjnë me dije se Selita është konfliktuar fillimisht me recepsionistin e hotelit pasi ai nuk e ka lejuar vajzën të futet në hotel pa i dhënë një kartë identiteti. Më pas në konflikt janë përfshirë edhe pronarët çka ka sjellë edhe përshkallëzimin në përdorimin e armëve të zjarrit

Lexo edhe: Kush është reperi shqiptar që tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë, i arrestuar më parë

Policia bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim Erjon Mici, 26 vjeç dhe Xhuliano Selita, 23 vjeç të cilët kanë ndihmuar 30-vjeçarin për të fshehur armën me të cilën tentoi të vriste Xhindin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!