Do vriste Nuredin Dumanin, ekstradohet Arben Lamçja, “ushtari” i vëllezërve Çopja

schedule13:18 - 23 Gusht, 2024

schedule 13:18 - 23 Gusht, 2024

Arben Lamçja i arrestua në Kosovë si pjesë e  dosjes “Plumbi i Artë 2” është ekstraduar në Shqipëri. 50-vjeçari që u arrestua në 4 gusht të këtij viti, akuzohet nga prokuroria e posaçme si pjesë e organizatës kriminale që drejtohej nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Nga hetimet ka rezultuar se Lamçja është personi që do të siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të vëllezërve Çopja.

Në dosje thuhet se gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, 50-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit.

Ai kishte takuar një person që do të bashkëpunonte për vrasjen e Dumanit, duke i kërkuar që të mbante nën vëzhgim dhe të informonte për të gjitha lëvizjet e Dumanit.

Gjithashtu rezulton se, Lamçja është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas  këto para i investonte në pasuri të pa luajtshme për të fshehur burimin e tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!