Fluks me emigrantë të kthyer nga Greqia raportohen mëngjesin e sotëm në pikën e Kalimit Kufitar, Kapshticë.
Sipas urdhrit të ri të gjithë të kthyerit do të karantinoren në banesat e tyre. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në doganën e Kapshticës më shumë se 100 persona, ndërsa nuk ka organizim për transportin e tyre.
Kështu emigrantët e kthyer kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kanë me çfarë të kthehen nga dogana në vendet e tyre të banimit. Mungesa e organizimit ka shkaktuar fluks, ndërsa kjo situatë mund të kthehet në një burim infektimi. /abcnews.al