Gjykata e Vlorës lë në burg Emiljano Likën, drejtuesin e gomones që po transportonte 50 sirianë drejt Italisë mbrëmjen e 8 Janarit. Prokuroria e përfaqësuar nga Hyrjet Lamaj kërkoi “arrest me burg” për Likën, kërkesë e cila u pranua nga trupi gjykues.
Dy javë me parë, u vunë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e sirianëve, përkatësisht pronari i një hoteli në Tiranë dhe pronari i një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.
Sirianët pasi ishin fshehur në Vlorë, të ndihmuar nga personat e arrestuar dhe të tjerë po tentonin që të kalonin me gomone në Itali, por kushtet e motit e vështirësuan situatën duke bërë që të kërkojnë ndihmë pasi rrezikuan mbytjen./mv.abcnews.al

