Sadio Mane aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Senegalit, me të cilën e mposhti Beninin 3:1, teksa vazhdimisht vazhdon e flitet për të ardhmen e sulmuesit, i cili ka vendosur të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj merkatoje.
Sulmuesi senegalez po pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian, por s’ka vendosur ende për të ardhmen. Ndërkohë, ai e ka zbuluar megjithatë klubin e tij të zemrës.
“Si Bayerni, ashtu edhe Barcelona s’janë opsione të këqija. Por, skuadra e zemrës sime është Marseille”, ka thënë Mane.
Gjiganti bavarez thuhet se është më së afërmi për ta transferuar sulmuesin afrikan, por së fundmi në garë është futur edhe Paris Saint-Germaini. /f.a/abcnews.al