Një ngarkesë prej 20 kilogramësh kokainë e pastër me një vlerë tregtare mbi 4 milionë euro është sekuestruar nga karabinierët e Foggias pranë daljes së autostradës veriore të Daunian.
Droga u gjet në një makinë me targa gjermane e cila drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare.
Shqiptari u arrestua për trafik dhe posedim të paligjshëm droge,
Gjatë një kontrolli në makinë, karabinierët zbuluan drogën e ndarë në 18 pako./Abcnews.al/