Rama: Ky është një nder i vecantë i vecantë dhe një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqen. Na jepet mundësia të rritemi si shtet duke zgjeruar dijen si zëdhënës të paqes.
Si edhe të njihemi si vend dhe si popull për atë që duam të jemi në këtë botë ku kur nuk je në tryezë je në menu.
Më e mirë do kishte qenë që këtu sot të pushonte avazi për një herë të vetme. Por humbsit kronikë nuk duan të humbasin as këtë rast për të bërë të vetmen gjë që dinë më mirë të humbin rastin duke vijuar të bindin shqiptarët se nuk vlejnë për asgjë tjetër vecse për të mishëruar humbjen në të gjitha format e saj.
Është për të ardhur keq po të mendosh se sot kishit mundësinë të deklaronit fitoren. Se në fakt si gjithmonë ju prap fituat. Fituat se thatë se SHBA do më bënte mua gjyqin për t’ju kthyer ju në ato karrige ku nuk do kthehehni kurrë po nuk dolët nga poshtë kariges ku qëndrojnë hijerënda të ndenjurat e stërgjyshit tuaj.
Ju fituat se paralajmëruat popullin se do më thërrisnin në SHBA në 20 janar por ky ishte lapsus, për t’u paraqitur në prokurorinë federale, madje e vulosët fitoren kur festuat arrestimin e Maduros, dhe ju thatë shqiptarëve se ishte një provë për rrëmbimin e Ramaduros, nga zyra në kryeministri që e keni fiksim dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Xhulietë të vetme.


