Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do t’i bini kokës me grushta”, Rama-Bashës: Ferri është rrethi ku jeni të futur të gjithë bashkë

schedule19:27 - 16 Nëntor, 2021

schedule 19:27 - 16 Nëntor, 2021

“Një ferr” e ka quajtur kryeministri Edi Rama situatën në të cilën ndodhet PD sot, mes debateve për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i partisë. Pavarësisht se Basha ka dalë kundër Berishës, kryeministri Rama e quan liderin e PD një kopje të tij.

Mbasi  thua gjëra që nuk thuhen këtu përsërit një gjë s’ma lejon edukata, më kujton  gratë që zihen për flokësh dhe më kujton gratë që thonë sma lejon edukata të merrem me ty moj gaxhie, edukata tregohet Lulzim. Dhe e fundit, më bëri shumë përshtypje ajo që the për ustain se ti tani na dole që na e paske njohur dhe paske mësuar që të mos bësh si ai. Deri para se të marr unë fjalën ishe si ai, komplet, asnjë ndryshim. Të shohim tani deri sa të marrësh fjalën përsëri, do të të lë ty ta mbyllësh këtë. Deri para se të merrja fjalën ti që kur ke hyrë në këtë parlament përsërit si kopje atë që ka qenë ustai yt. Bëj kujdes të mos mbetet në gjuhën tënde në mendjen tënde në mënyrën si arsyeton, sepse deri tani je një kopje qesharake, kur del e ua bën me gisht këtu siç bënte ai. Je si ai, asnjë ndryshim. Nëse do të flasim për buxhetin, herë tjetër kur çohesh këtu fol për temën dhe mos u merr me sulme personale, e akuza –për të cilat po shkon dhe ti në gjykatë“, tha Rama.

Përplasjet brenda PD sipas Ramës do vijojnë. “Ferri sot është ai rreth që jeni të futur të gjithë bashkë, ju këtu ata atje, ata atje që janë këtu, ata që bëjnë sikur janë këtu por janë atje”, deklaroi Rama.



Ustait i mbanit iso nga mëngjesi deri në darkë dhe bënit garë se kush është më shumë në zemrën e tij. As unë as n as ju, s’mund të japë vendimin final për njëri tjetrin. Çfarë gjëje i shkon vërdallë të vjen vërdallë, do vijë dita që do ti bini kokës me grushte që keni qenë pjesë e asaj kulture që e keni ushqyer atë kulture dhe përmes asaj kulture keni ardhur këtu, ndahuni nga ajo kulturë dhe pastaj pretendoni çfarë është vulgare ose jo sepse nuk jepni dot asnjë leksion.

Na sfidoni me fakte e ide me argumente. Këtu shans që të intimidoni kënd s’keni. Jeni tamam si hije që përplasen me njëra tjetrën e këtu ti bën garë me atë tjetrin andej ti në foltore këtu ai atje. Se kush shan më shumë se kush është ai i vërteti që meriton të ketë drejtimin e asaj gjësë, që faktikisht është ferri juaj ferri që keni ndërtuar vetë. Do jeni për ca kohë atë ferr. Ferri sot është ai rreth që jeni të futur të gjithë bashkë, ju këtu ata atje, ata atje që janë këtu, ata që bëjnë sikur janë këtu por janë atje. Kjo është e vërteta Lulëzim”, shtoi kryeministri. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!