“Do thonë je antishqiptare”, Bertina Mehmeti: Pse nuk më pëlqen Shqipëria

schedule19:11 - 4 Maj, 2019

schedule 19:11 - 4 Maj, 2019

Bertina Mehmeti është një nga personazhet më të dashura të showbizit shqiptar. Edhe pse punoi për një periudhë trevjeçare në Dubai, gazetat në atdhe shkruanin gjatë gjithë kohës për të.

Bertina ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Ajo ka rrëfyer para Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se kur iku në Dubai nuk donte të kthehej në Shqipëri. Megjithatë erdhi sërish për shkak të disa problemeve familjare.

Ish-banorja e Big Brother tregoi se nuk i pëlqen Shqipëria për shkak të energjisë negative mes njerëzve.

“Kur kam ikur nga Shqipëria për në Dubai gjithmonë kam menduar se nuk do kthehesha në Shqipëri. Megjithatë Zoti vendos shumë më ndryshe. Për shkak të disa gjërave familjare jam rikthyer sërish në Shqipëri. Megjithatë “never say never”.

Shqipëria nuk më pëlqen. E di që do thonë je antishqiptare, por nuk më pëlqen. E di pse nuk më pëlqen? Prej asaj energjisë negative mes njerëzve. Nëse njerëzit shohin që dikush arrin diçka njerëzit e kanë si tendencë pse ai duhet të jetë dhe unë do tentoj që atë ta sjell në nivelin tim”.

Këtu që në mëngjes të fillon ai stresi, ajo energjia nisesh në punë, ka trafik. Ndërkohë në Abu Dabi ka 6 korsi apo 8 korsi, ti ke vetëm një korsi. Do presësh radhën si fakir dhe shkon në punë pas një ore”, tha Bertina./abcnews.al