“Do tërhiqem në fund të sezonit”, sulmuesi holandez e ka ndarë mendjen

schedule22:35 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 22:35 - 12 Dhjetor, 2020

Ajax fitoi 4-0 në fushën e vet përballë Zëolle dhe vazhdon të kryesojë kampionatin holandez të futbollit. Klaas-Jan Huntelaar shënoi golin e parë të ndeshjes, duke u ngjitur në kuotën e 150 realizimeve në Eredivisie.

37-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratë me “Harkëtarët” dhe ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni, diçka që e zbulon në prononcimin e dhënë për FOX Sports.

Muajin e fundit kam menduar shumë për tërheqjen, moment që po afron. Mendoj se ky do të jetë sezoni im i fundit. E konfirmoj, do të tërhiqem nga futbolli në fund të sezonit“, deklaron sulmuesi i njohur holandez.

Gjatë karrierës së tij është aktivizuar me skuadra si PSV, Schalke 04, Milan, Real Madrid dhe Ajax, teksa numëron 42 gola të shënuar në 76 takime me kombëtaren tulipane. Gjatë gjithë karrierës së tij, Huntelaar ka realizuar plot 361 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!