VORË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, vijon të përplaset me votuesit në një qendër votimi në Vorë. Ai kërcënon qytetarët duke bërë presion dhe duke u përmendur burgun atyre.
Ai pretendon se “ushtarët” e Xhabaftëve po u bëjnë presion votuesve në Vorë, por një deklaratë e tillë hidhet poshtë nga qytetarët, me të cilët Noka u përplas verbalisht.
Noka theksoi se këta persona janë pajisur me “Badge” nga KQZ, ndërsa aktualisht Ilirjan Celibashi është nisur për të shkuar drejt kësaj qendre votimi tek e cilat situata nuk duket edhe aq e qetë.
“Ashtu siç e do ligji, 150 metra nuk duhet të shkel asnjë. Horrat e Xhabaftëve, që vijnë këtu dhe mendojnë se mund të trembin qytetarët, ta harrojnë. Do të zvarriten qelive nga i pari te i fundit. Ta harrojnë se mund të guxojë të prekin votën këtu.
Të gjithë horrat e Xhabaftëve janë mbushur me badge e KQZ. Ti do të përgjigjesh me të gjitha. Do të zvarris, në burg. Je horr, nuk je qytetar. Dil përjashta. Je ushtar i Xhabaftëve, do të zvarris, ta tregoj unë, dil përjashta”, tha ai.”, tha ai./abcnews.al