“Do të vras”, sherr me armë mes komshinjve në Gramsh

schedule09:47 - 31 Tetor, 2021

schedule 09:47 - 31 Tetor, 2021

Polici ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes komshinjve në Gramsh. Policia bën me dije se në fshatin Shëmrizë të Njësisë  Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri  tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste  me armë zjarri shtetasin H.A.

Sipas bluve është arrestuar një prej të përfshirëve në konflik, G.H., 52 vjeç, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi i plotë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.

Vihet në pranga njëri prej personave të përfshirë në konflik të cilit ju gjetë dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!