TIRANË– Policia ka proceduar në gjendje të lirë 61-vjeçarin Leonard Nikolli pasi kërcënoi me jetë drejtorin e Kontrollit të Territorit në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, Klajdi Meçi.
Ka qenë vetë Klajdi Meçi, ai i cili ka bërë kallëzim penal në polici, duke thënë se është shtantazhuar dhe kërcënuar nga Leonard Nikolli se “do ta vriste”.
Në deklaratën e dhënë përpara oficerëve të policisë, Klajdi Meçi thotë se Leonard Nikolli ankohej për një objekt që, sipas Meçit, ka sigurim padie të miratuar nga Gjykata.
Në bazë të legjislacionit në fuqi mbi të cilin operon Kontrolli i Territorit, objekti nuk mund të prishet./abcnews.al

