“Do të vdisni”, një punëdhënës sulmoi punëtorët që kërkonin rrogën

schedule12:46 - 7 Prill, 2023

schedule 12:46 - 7 Prill, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një punëdhënës ka kërcënuar ish-punëtorët pasi ato kanë kërkuar pagën e tyre.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një restorant në Selanik , kur punonjësit i kërkuan punëdhënësit të tyre pagat e grumbulluara. Punëdhënësi jo vetëm kërcënoi ish-punëtorët , por nuk hezitoi ta kapë për fyti përfaqësuesin e sindikatës.

Sipas mediave tre ish-punonjës të kompanisë, dy vajza dhe një i ri , në prani të anëtarëve të Bordit Drejtues të Sindikatës së Punëtorëve të Ndërmarrjeve të Turizmit dhe Hotelieri (SETEPE) i ka kërkuar punëdhënësit t’i paguajë shumën e parave që u detyrohen, në total gati 2000 euro.

Sipas denoncimit, një nga punëdhënësit është përgjigjur me një agresion të paparë, madje ka arritur deri aty sa ka kapur nga qafa një anëtar të administratës së SETEPE-s dhe e ka tërhequr në qoshe , i cili më herët ka hyrë në mes për ta ndaluar.

Më pas i ka kërcënuar me fraza të tipit: “Do të shihni çfarë do të merrni, do të vdisni, do të vdisni”.

Presidenti i SETEPE-s, Giorgos Branikas, theksoi për ThessToday.gr se ky nuk është një incident i izoluar, përkundrazi, foli për një fenomen të përditshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!