Do të trasmetohej ‘online’ për shkak të pandemisë, anullohet papritur festivali i njohur

schedule13:23 - 3 Shtator, 2020

schedule 13:23 - 3 Shtator, 2020

Festivali i njohur në Kosovë “Hardh Fest” këtë vit ishte paralajmëruar të transmetohej online për shkak të pandemisë së loronavirusit.

Mirëpo, një lajm jo fort i mirë vjen për adhuruesit e këtij festivali.

Mësohet se ky edicion, i cili do mbahej nën sloganin “Shnosh si Kokrra” është anulluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e “Hardh Fest” përmes një njoftimi në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

“Anulohet Hardh Fest 2020 “Online Edition”!

Per shkak te situates ne te cilen gjendemi, kemi marr njoftim nga Policia e Kosoves se nuk lejohen te mbahen tubime publike sipas Vendimit te Qeverise se Kosoves Nr. 01/17 e dt. 28.07.2020 sipas pikave 6,7 dhe 8.

Andaj ne si OJQ “ Hardh Fest” jemi te obliguar te anulojme te gjitha aktivitetet e parapara ne Hardh Fest 2020 “Online Edition”.

Falenderojm Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sportit, Komunen Rahovec dhe Ministrine e Bujqesise per gatishmerine e perkrahjes se Festivalit. l.k/abcnews.al