“Do të të gjuajnë me grushte”, Eyoh kundërpërgjigjet: Ju shënoj dy gola

schedule09:50 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 09:50 - 7 Dhjetor, 2019

Jetojmë në epokën e internetit, në epokën ku çdo adoleshent apo i rritur mund të të dërgojë mesazhe kërcënuese. Pre e një mesazhi të tillë ka rënë edhe Micheal Effiong Eyoh, anësori nigerian i Shkumbinit.

Vetë lojtari e ka publikuar mesazhin në llogarinë e tij në “Instagram” dhe përgjigja është e qartë: “Kërcënime boshe. Për këtë do t’u shënoj dy gola”, shkruan Eyoh, i cili ka provuar të luajë edhe në Superiore me Laçin, sikurse edhe në të Parën me Dinamon dhe Turbinën. /abcnews.al

Mesazhi që ka marrë Eyoh, publikuar në “Panorama Sport”