“Do të shkatërrojmë klubet”, Noizy dhe Dhurata Dora po vijnë me herët se ç’pritej

schedule08:10 - 22 Korrik, 2021

schedule 08:10 - 22 Korrik, 2021

Dhurata Dora dhe Noizy surprizuan ndjekësit pak ditë më parë me lajmin se dueti i tyre, që përflitej prej dy vitesh, tashmë është gati dhe pritet të publikohet së shpejti.

Kjo verë nuk do të mbyllet pa bashkëpunimin e tyre dhe pa diskutim që premton shumë. Nëpërmjet rrjeteve sociale, artistët kanë konfirmuar se kënga me titull “Mi Amor” vjen mesnatën e sotme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Një ditë më parë, Noizy u shpreh për këtë bashkëpunim: “Një gjë po ju them. Kënga me Dhurata Dorën do të shkatërroj klubet e botës. Edhe ato që s’din me kërcy do të kërcejnë deri sa t’thyhen. Mbajeni mend.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!