“Rreshtohet” Meta: Aleat me SHBA/ Escobar dhe Yuri Kim në zyrën e ish “armikut”. Berisha ditë ‘pushim’

schedule15:00 - 12 Prill, 2023

schedule 15:00 - 12 Prill, 2023

Sali Berisha ishte i vetmi i anashkaluar në axhddën amerikane, pavrsisht pjesëmarrjes së tij në zgjedhje. Gabriel eskobar, i dërguari special amerikan në Ballkanin Perëndimor, takoi Ramën, Begajn dhe Alibeajn. Lajmin e bëri Ilir Meta, që u shmang në vizitën e parë në dhjetor të 2021 por u faktorizua nga amerikanët, në vizitën e dytë të Eskobar në Tiranë.

Largim me një ftesë të hapur për një vizitë në Ushaington apo një rikthim i shpejtë i Eskobar në Tiranë, kjo do të mësohet së shpejti.

Nuk e zbuloi as vetë Ilir Meta, pavarsisht se në fytyrë i lexohej një entuziazëm.

Megjithatë ishte një ndarje miqësore dhe në dukje shumë bashkëpunuese midis të dërguarit amerikan dhe Ilir Metës, tashmë që nuk është President dhe i ka lënë pas sulmet ndaj diplomatëve, që i pati përsëritëste dhe të ashpra në kohën kur ishte në zyrën e kreut të shtetit.

Këto janë lënë pas dhe nga vetë diplomatët, sikundër dhe Juri Kim që ka qenë disa herë në zyrën e Ilir Metës, në selinë e Partisë së Lirisë.

Mesazhi i Eskobar këtë herë ishin zgjedhjet dhe rëndësia e tyre dhe do i takojë Metës që t’ia përçojë këtë mesazh aletatit të tij, Sali Berisha, pasi ia strehoi kandidatët pwr kryebahskiak tek logoja e tij.

Theksova se zgjedhet e 14 Majit janë një ditë e madhe e  ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japi fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejë demokracinë, transaprencën dhe Llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit.

Ilir Meta nuk zbuloi më shumë nga ajo që i ka thënë i dërguari i posacëm i SHBA, megjithatë thotë se ka patur komunikim të hapur, për të gjitha çështjet qw u diskutuan.

Theksova rëndësinë e ruajtjes së përbashkët të partneritetit dhe aleancës strategjike, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Për Shqipërinë, aleanca me SHBA është themelore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit.

Gjithashtu, Meta shprehet se ka theksuar vendosmërinë e partisë që drejton për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA. Dhe ka treguar vendosmëri për pwrshpejtimin e integirmit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këtë të mërkurë, ishte Enkelejd Alibeaj i pari që priti Gabriel Eskobar në zyrën e tij të re, nga ku përgatitet për zgjedhjet lokale, me ata pak kandidatët që ka në garë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!