Një veçori e re interesante pritet të vijë në chatbotin me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT.
OpenAI, startupi që qëndron prapa këtij softueri të jashtëzakonshëm të njohur, njoftoi të hënën se po lanson veçori të reja duke përfshirë mundësinë për t’i lejuar përdoruesit që të komunikojnë me zë me ChatGPT-n.
Në një postim, OpenAI tregoi se si kjo veçori e re mund të përdoret, varësisht nëse dëshironi një “përrallë para gjumit për fëmijët, ose për zgjidhur një debat në tryezën e darkës”.
Veçoritë e reja të zërit nga OpenAI kanë ngjashmëri me ato që ofrohen aktualisht nga Amazon dhe Apple në shembujt si Alexa dhe Siri.
OpenAI tha gjithashtu të hënën se do të lansojë edhe një veçori tjetër ku lejon chatbotin t’u përgjigjet kërkesave tuaja nëse ngarkoni një imazh.
Për shembull, mund të bëni një fotografi të përmbajtjes së frigoriferit tuaj dhe t’i kërkoni ChatGPT-s t’ju ndihmojë të krijoni një plan vakti duke përdorur përbërësit që keni.