10. The Intouchables – I shkruar dhe drejtuar nga dyshja Olivier Nakache dhe Eric Toledano, “The Intouchables”, është një komedi inspiruese rreth miqësisë, besimit dhe mundësive që njerëzit kanë kur janë pozitiv.
I bazuar në historinë e vërtet të një milioneri të paralizuar dhe një ish të dënuariq që punëson për tu kujdesur për të, edhe pse nuk kanë asgjë të përbashkët mësojnë shumë nga njëri tjetri. E çka mund të kërkoni më shumë për të përmbyllur vitin se sa një histori inspiruese?!
9. The Bucket List – Dy prej aktorëve më të mirë të gjeneratës së tyre Jack Nicholson dhe Morgan Freeman, në vitin 2007 ishin bërë bashkë për të filmin “The Bucket List”, i cili tashmë ka hyrë në radhën e “klasikëve” të paharrueshëm të filmave. Milioni Edëard Cole (Jack Nicholson), dhe mekaniku i veturave Carter Chambers (Morgan Freeman), dy të panjohur deri në momentin që fati i keq i bashkon në një dhomë spitali.
Të diagnosfitikuar me kancer ata krijojnë një “Listë të dëshirave” për t’i bërë para se të vdesin. Nëse dëshironi të reflektoni këtë fundvit, ky është filmi që kërkoni, përcjell “Zeri.info”.
8. Catch Me If You Can – Në klasikun e vitit 2002, Leonardo Di Caprio, sjell një interpretim fantastik të një djaloshi të ri i cili ndryshon dhjetëra profesione. Doktor, avokat, ndihmës piloti për një kompani të madhe dhe të gjitha këto para se të mbush 18 vite.
Si një mjeshtër i mashtrimit, Frank Abagnale me vetëm 17 vite ishte bërë hajduti më i suksesshëm i bankave në histori të SHBA-ve. Megjithatë skena kur i arratisuri Frank (Leonardo Di Caprio) dhe detektivi Carl (Tom Hanks) bisedojnë njëri me tjetrin në natën e Krishtlindjeve, tregon edhe njëherë për nevojën që njerëzit kanë për të folur me dikë këto ditë. Përfundimisht film që ia vlen ta shikoni këto ditë.
7. Dumb&Dumber – Festat e fundvitit nuk mund të paramendohen pa një prej klasikëve të komedisë si “Dumb&Dumber”. Jim Carrey dhe Jeff Daniels ju garantojnë për një rreth dy orë të mrekullueshme. Nëse dëshironi të harroni gjithçka për pak kohë dhe të zbaviteni shikojeni “Dumb&Dumber”.
6. Godfather 2 – Në shikim të parë “The Godfather” mund të mos duket një film tipik për festat e fundvitit. Mafia, vrasjet dhe skena të tilla mund të ju shpërqëndrojnë mirëpo në vazhdimin e dytë të kësaj triologjie dhe një shikim nga një perspektivë tjetër, mund të shikoni se ky film prek një prej gjërave për të cilët të gjithë ne kujdesemi më së shumti. Familjen, transmeton “Zeri.info”.
5. New Year’s Eve – Vetëm shikoni këta emra dhe pastaj vlerësoni se a duhet ta shihni këtë film: Robert De Niro, Michelle Pfeiffer, Sara Jessica Parker, Hilary Swank, Ashton Kutcher, Zac Efron, Josh Duamel, Halle Berry, Jon Bon Jovi, Katherine Heigl etj. Një ndërthurje historish rreth premtimeve, dashurisë, shpresës, faljes dhe shanseve të dyta në jetë. Film që patjetër duhet të jetë në listën tuaj.
4. Love Actually – Një tjetër film i cili analizon kompleksitetet e një emocioni të vetëm që na lidh ne të gjithëve. Dashuria. Hugh Grant, Liam Neeson, Keira Knightley, Emma Thompson, Alan Rickam, Colin Firth etj, nuk do të ju zhgënjejnë për të ju sjellë nga afër emocionet dhe rëndësinë e dashurisë. E kujt nuk i dihet pak dashuri për të përmbyllur vitin?
3. GrundHog Day – Çfarë do të bënit sikur të zgjoheshit shtatë ditë me radhë në të njëjtën ditë. Bill Murray në një prej paraqitjeve të tijë të shkëlqyeshme, e gjenë veten të zënë në kurthin e kohës. Ai është i “mallkuar” që të jetoj të njëjtën ditë deri në momentin sa e jeton atë si duhet dhe vlerëson gjërat që kanë rëndësi në jetë.
2. The Family Man – Ka dy arsye pse filmin “The Family Man”, e kam vënë kaq lartë në listë. E para: Asnjëherë mos zgjidhni karrierën para dashurisë. E dyta: Familja është gjithçka që në të vërtet ka rëndësi. E filmi “The Family Man”, provon që të përcjellë pikërisht këtë mesazh. E çfarë mesazhi më të rëndësishëm do të mund të merrnit përmes një filmi për fundvit?
1. Home Alone – Klasiku më i mirë komik që ka lidhje me festat e fundvitit nuk ka se si të mos jetë në pozitën e parë. Kevin, idhulli i të gjithë fëmijëve për gjenerata të tëra, do të ju ofroj gjithçka që dëshironi për këto festa. Megjithëse me shumë mundësi e keni parë të gjithë këtë film, po ta rishikoni përsëri nuk do tu bëjë keq aspak. Gëzuar festat e fundvitit.