“Do të qëllojmë këdo që do shohim”: Ushtarët e Mianmar kërcënojnë protestuesit me TikTok

schedule14:15 - 4 Mars, 2021

schedule 14:15 - 4 Mars, 2021

Ushtarët dhe policia e Mianmar  po përdorin TikTok për të kërcënuar  me vdekje protestuesit.

Forumi i të drejtave digjitale në Myanmar (MIDO) tha se kishte zbuluar mbi 800 video të ushtarakëve që kërcënonin protestuesit – me 38 protestues të vrarë të mërkurën  sipas Kombeve të Bashkuara.

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut,” tha drejtori ekzekutiv i MIDO Htaike Htaike Aung, i cili vuri në dukje se ka “qindra” video të ushtarëve  dhe policisë.

Një video nga fundi i shkurtit e marrë nga Reuters tregon një ushtar me pushkë duke folur para kamerave dhe duke iu drejtuar protestuesve: “Unë do të gjuaj në fytyrat tuaja të ndyra … dhe do të përdor plumba të vërtetë”.

“Unë do të  patrulloj  të gjithë qytetin sonte dhe unë do të qëlloj këdo që shoh … Nëse doni të bëheni martir, unë do të plotësoj dëshirën tuaj.”

Reuters nuk ishte në gjendje të kontaktojë me asnjë nga ushtarët që  kanë shpërndarë videot në TikTok ose të verifikojë personat e armatosur. TikTok është platforma e fundit e mediave sociale që ka lejuar shpërndarjen e videove të tilla   me mesazhe kërcënuese ose gjuhës së urrejtjes në Mianmar.

Gjigandi i teknologjisë amerikane Facebook  ka pezulluar  të gjitha faqet e lidhura me ushtrinë e Mianmar.

TikTok tha në një deklaratë: “Ne kemi hequr dhe do vazhdojmë të heqim çdo përmbajtje që nxit dhunë ose përhap keqinformim dhe po monitorojmë vazhdimisht për të hequr çdo përmbajtje të tillë që shkel udhëzimet tona .”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!