Do të pastronin shtëpinë, fati i çoi drejt vdekjes! Si u mor nga stuhia makina e viktimës në Greqi, nëna e 2 fëmijëve ende e zhdukur

schedule19:35 - 15 Tetor, 2022

schedule 19:35 - 15 Tetor, 2022

GREQI – Të paktën një person të vdekur ka lënë pas stuhia në Greqi. Si pasojë e përmbytjeve makina e 50-vjeçarit të quajtur Konstantinos u përmbyt në Agia Pelagia të Heraklionit.

Sipas informacioneve të cretapost, 50-vjeçari Konstantinos kishte një shtëpi në Agia Pelagia dhe sot është larguar nga Heraklioni së bashku me një 50-vjeçare për të shkuar ta pastrojnë dhe të bëjnë disa punë.

Por kur arritën në Agia Pelagia, qiejt ishin hapur dhe rrugët ishin kthyer në lumenj. Më pas, ata vendosën të ktheheshin në Heraklion por nuk mundën tja dalin.

Bashkëpasagjerja e tij arriti të dilte nga makina dhe prej atëherë është zhdukur. 50-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe është marrë nga ujërat e vrullshëm, duke bërë që mjeti të futet në kanalin e projektit kundër përmbytjeve të kryer në zonë nga bashkia Malevizio.

Ai kishte kontaktuar me familjen e tij duke thënë se ishte bllokuar në automjet dhe më pas lidhja ishte ndërprerë. Anëtarët e familjes së tij kontaktuan autoritetet dhe në fund njeriu fatkeq u gjet i vdekur në makinën e tij të bllokuar.

Ndërkohë bashkëshorti i 50-vjeçares së zhdukur po vijon kërkimet bashkë me autoritet por ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!