“Do të ngrihemi fuqishëm”, Sali Berisha paralajmëron protesta masive

schedule10:59 - 7 Tetor, 2022

schedule 10:59 - 7 Tetor, 2022

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme. Berisha ka qenë sot i pranishëm në Memaliaj në një bashkëbisedim me qytetarët, tha se PD do të ngrihet me protesta të fuqishme, megjithatë mbetet ende mister koha dhe vendi se kur do të organizohen tubimet e Berishës.

Mes të tjerash Berisha ka folur edhe për çmimin e naftës duke thënë se është e patolerueshme ndërsa për çmimin e energjisë tha se Rama po e përdor si shpatë mbi kokën e shqiptarëve.

Deklarata e Sali Berishës:

Berisha: E liruan Alqi Bllakon pasi ia kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Do ngrihemi në protesta

Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Bllako, që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit.

A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje.

Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve.

Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!