Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Do të na duhen pasaportat e vaksinimit, por duhet të ruajmë privatësinë gjithashtu

schedule09:45 - 1 Prill, 2021

schedule 09:45 - 1 Prill, 2021

Nga Katherine Lusk, The Hill

Shumë prej nesh mezi presim t’i rikthehen normalitetit.

Bota është e etur për hobi dhe pasione të reja që mbase para pandemisë COVID-19 nuk i kanë menduar. Dhe me tre vaksina COVID-19 të miratuara për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara,  miliona amerikanë po vaksinohen çdo ditë.

Sapo vaksina jetë e disponueshme për të gjithë, sigurisht do të ketë lehtësime të shumta, duke filluar nga grumbullimet me më shumë njerëz deri te udhëtimet.

Si do ta vërtetojmë se jemi vaksinuar?

Gjatë muajve të fundit është folur shumë rreth potencialit të pasaportat e  vaksinimit ,  që mund t’i përdorim për të treguar se jemi vaksinuar kundër COVID-19 dhe / ose kemi një test negativ.

Ndërsa shumica prej nesh ka të ngjarë të jenë të gatshëm të shkarkojnë një aplikacion që zbulon nëse ne jemi të vaksinuar në këmbim të kthimit të jetës në normalitet, duhet të kemi parasysh shumë gjëra, raporton abcnews.al

Shoqata Amerikane e Menaxhimit të Informacionit Shëndetësor (AHIMA), po punon për të siguruar që të dhënat e shëndetit të pacientit të jenë  të sakta, private dhe të sigurta.

Ndërsa ne mbështesim konceptin e pasaportave të vaksinimit dhe e dimë që ato mund të ndryshojnë lojën, është e rëndësishme të keni parasysh privatësinë dhe sigurinë tuaj para se të bini dakord që një aplikacion të ketë akses  në të dhënat tuaja  shëndetësore.

Çdo person duhet të ketë dijeni për çdo të dhënë në lidhje me aplikacionin.

Përveç kësaj, nëse pranoni të lejoni një aplikacion të ketë qasje në të dhënat tuaja, kjo nuk do të thotë që ai duhet të ketë qasje në të gjithë të dhënat tuaja shëndetësore – është e rëndësishme që aplikacioni të kufizojë të dhënat tuaja  vetëm në atë që është e nevojshme. Një aplikacion që prodhon pasaporta vaksinimi nuk duhet të përmbajë informacione jashtë regjistrave të vaksinave dhe rezultateve të testit COVID-19.

Së fundmi, është e rëndësishme që aplikacione të tilla të përdorin praktikat më të mira të industrisë së privatësisë dhe sigurisë.

Gjithashtu duhet të keni kujdes që të dhënat tuaja mos të keqpërdoren duke shitur informacionin te të tjerët. Organizata si AHIMA po shtojnë përpjekjet  për t’u siguruar konsumatorëve informacionin që u nevojitet për të marrë vendime të sakta.

Informacioni shëndetësor është informacion njerëzor dhe është e rëndësishme të ndihmojmë në edukimin e publikut sa më shumë që të mundemi për të siguruar që informacioni shëndetësor të mbetet privat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!