Aktori Edmond Halili, e konsideron një humbje shumë të madhe ndarjen e parakohshme nga jeta të Zef Dedës. Ndërsa zhvilloi homazhe në teatrin Migjeni, mes lotësh aktori rrëfen se mëngjes e ditës së djeshje kishte vajtur për ta takuar, por u kthye pas me lajmin e hidhur.
“Një humbje shumë e madhe. Ka vdek humori shqiptar, Zef Deda ka qenë një mrekulli e humorit shqiptar. Është një humbje e madhe për qytetin e Shkodrës, po për mbarë Shqipërinë, se ‘Zef Deda, nuk bën nana ma”, janë të rrallë aktorë si Zef Deda.
Për shkak të shfaqes ’50 vjet në skenë nuk kam patur mundësi të vi e ta takoj, për shkak të provova. Mbaroi shfaqja shkova në shpi e thash po shkoj ta takoj Zefi, ta pi një kafe me të. Në kat të dytë më doli infermieri më tha “Zefi na la”, m’i ka kput këmbët.” – u shpreh aktori mes lotësh./abcnews.al