Ndarja nga jeta e aktores së famshme Edith Gonzales, e njohur për rolin e saj si Salome në Shqipëri, ka tronditur kinematografinë në Meksikë e më gjerë.
Ajo mbylli sytë në 13 qershor në moshën 54-vjeçare, 3 vite pasi ishte diagnostikuar me kancer në vezore që u tha se e mposhti në 2017-n.
Edith la pas bashkëshortin dhe një vajzë 14-vjeçare, me të cilët kishte marrëdhënie për t’u admiruar.
Familja e saj nuk e përjetoi aspak mirë largimin nga jeta të aktores dhe dhimbja e tyre vazhdon edhe pas disa muajve.
Ditën e djeshme Edith do të festonte ditëlindjen e saj të 55-të dhe bashkëshorti i saj e ka kujtuar nëpërmjet një postimi prekës në Instagram.
Ai ka publikuar një video të tyre teksa ndodheshin me pushime duke shijuar një gotë shampanjë.
“Jetë e bukur! Sot po ndaj me emocion të madh një video private nga udhëtimi me dashurinë time Edith në Myanmar, me një frazë që është një dëshmi dhe një udhëzim i jetës: Për ata që largohen, ndalet koha, por jo për ata që i kujtojnë. Faleminderit për kaq shumë lumturi në jetën tonë! Gëzuar ditëlindjen”, shkruan bashkëshorti i Edith./abcnews.al