“Do të martohem së shpejti”, si qëndron e vërteta rreth deklaratës befasuese të Morena Tarakut

schedule17:13 - 10 Qershor, 2021

schedule 17:13 - 10 Qershor, 2021

Këngëtarja Morena Taraku është një ndër vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar. Ajo është gjithmonë në qendër të mediave rozë jo vetëm për shkak të linjave trupore seksi, pore dhe për jetën private.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)

Prej muajsh po përflitet se Morena është në lidhje me një djalë misterioz, dhe së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se ajo dhe partneri i saj së shpejti do të martohen.

Përmes një postimi në Instastory, ajo thotë se nuk do ta fshehë më marrëdhënien që ka. Mirëpo, e gjithë kjo ishte një gënjeshtër, pasi në fund këngëtarja shkruan se postimin e ka marrë nga dikush tjetër.

“Më në fund vendosa të flasë për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt. Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti. Edhe pse mund të dukem e nxituar, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim.

Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju që fusni hundët kudo do e lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!