“Do të kisha lënë ndeshjen për Vinicius”, Courtois: Njerëzit vijnë në stadium për të fyer

schedule13:48 - 22 Maj, 2023

schedule 13:48 - 22 Maj, 2023

Episodi i shëmtuar i fyerjeve raciste ndaj anësorit të Real Madrid, Vinicius Junior, në sfidën e pasdites së djeshme ndaj Valencia nuk kishte si të kalonte pa u komentuar dhe “gardiani” i portës së “galaktikëve”, Thibaut Courtois.

Courtois thekson se në rast se braziliani do të linte fushën, do të bashkohej dhe ai të, si dhe risolli në kujtesë dhe një pjesë nga fundi i ndeshjes ku pati një përplasje të fortës mes spanjollit të Valencia Hugo Duro e Vinicius Junior, nga ku braziliani doli më herët nga fusha pas ndëshkimit me kartonin e kuq, karton ky që sipas portierit belg duhej të jepej fillimisht për lojtarin e Valencia.

“Tifozët thonë gjëra të çmendura, ata thonë gjithçka, ata bëjnë çdo gjest. Njerëzit shkojnë në stadium për të fyer, jo për të parë futboll. Nëse Vinicius do të më thoshte se nuk do të luante, do të isha larguar nga fusha me të. Dhe në përleshje duhej të nxirrej kartoni i parë i kuq për Hugo Duro, i cili e kapi Vinicius në qafë”,- u shpreh Courtois. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!