“Do të ketë të penduar”, Topalli për operacionin e SPAK: Mund të dalin informacione për fatin e Ervis Martinajt

schedule20:55 - 21 Maj, 2024

schedule 20:55 - 21 Maj, 2024

“Do të ketë persona të penduar”, tha gazetarja e kronikës së zezë, Aida Topalli gjatë intervistës për emisionin “Real Story” në ABC News.

Gazetarja e Replika.al tha se mund të dalin informacione për fatin e Ervis Martinajt, pasi personat e arrestuar kanë pasur konflikt të drejtpërdrejtë me porositësit e vrasjeve.

Sakaq theksoi se ‘Martinaj dhe Duka në dosje kërkojnë të ulin gjakrat, edhe pse donin të vrisnin njëri-tjetrin’.

“Ka pasur tentativa të tjera të Martinajt për të sheshuar konflikte me armiq të tij, jo vetëm me Leonard Dukës. Martinaj dhe Duka në dosje kërkojnë të ulin gjakrat, edhe pse donin të vrisnin njëri-tjetrin.

Do të kemi një të penduar. Një ose edhe më shumë. Nëse do kemi atëherë do jenë mjaft të informuar. Porositësit e ngjarjeve kriminale kishin kontakte të drejtpërdrejtë me ta. Pse jo informacion edhe për fatin e Ervis Martinajt.

Gentjan Bejtja kishte dhe armiq të tjerë dhe çfarë bëjnë grupet kriminale? Në vitin  2022 që përkon me zhdukjen e Martinajt, unë kam shkruar një artikull ku thuhej se Ervis Martinaj u shit nga njerëzit e tij më të afërt. Na lind pikëpyetja ose është ende gjallë pasi organet e hetuesisë nuk kanë një përgjigje.”, tha ajo.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!