Ndërsa po shijon vëmendjen që mori nga pjesëmarrja në edicionin e këtij viti të “Eurovision”, Ronela Hajati ka vijuar punën për projektet e reja muzikore. Këngëtarja, e cila së fundmi mori pjesë në një festival në Spanjë, ku u prit shumë mirë nga publiku spanjoll, ka zbuluar disa surpriza të reja.
Përmes një postimi në Instagram, ylli i muzikës shqiptare ka zbuluar se kënga më e re vjen me datë 20 Korrik dhe do të titullohet “Valle”. “Ju e dini se çfarë momenti është kur Ronela është gati për të nxjerë këngën e verës! Për të kërcyer!!!”, ka shkruar Ronela krahas disa fotografive.
/abcnews.al