Pas 13 vitesh jetese nën një kujdestari, Britney Spears së shpejti mund të ketë përsëri kontrollin e plotë të jetës së saj. Ylli i muzikës pop mundi babanë, Jamie Spears, pasi gjykata vendosi ta pezullojë nga roli i kujdestarit të pasurisë 60 milionë dollarëshe.
Ndërsa në seancën e radhës pritet t’i jepet fund kujdestarisë, ekipi po e përgatit këngëtaren për një jetë pa marrëveshje ligjore por kanë shprehur disa shqetësime. “Do të jetë e vështirë për të që të krijojë një jetë krejt të re pas kaq shumë vitesh kufizimesh.“, tha një burim.
Ajo u vendos nën kontroll të rreptë në 2008 pas problemeve me shëndetin mendor. Gjatë këtyre viteve, jeta dhe karriera e saj dukej se ecnin pa probleme, me babanë në krye ndërsa performonte nëpër turne dhe regjistroi katër albume. Por problemet nisën të shfaqen në 2019 kur ylli anuloi një koncert në Las Vegas.
Britney luftoi në gjyq për të hequr babanë e saj nga kujdestaria. Ekipi i saj ligjor po punojnë gjithashtu në një plan për financat e saj nëse merr fund kujdestaria. “Qëllimi është që të përfundojë kujdestaria, por të vazhdohet të mbrohet Britney dhe financat e saj,” thotë një burim.
Tani që po i kthehet normalitetit, ajo po planifikon martesën me të fejuarin Sam Asghari dhe dëshiron të ketë më shumë fëmijë. Në fund të ditës, ylli ëndërron një jetë të thjeshtë. “Ajo dëshiron që kujdestaria të përfundojë, por nuk duket se ka një plan përtej kësaj. Ajo thjesht dëshiron t’ja fillojë nga e para”, tha burimi. /abcnews.al