“Do të jesh gjithmonë i mirëpritur”, mbretëresha takohet me Princ Harryn

schedule11:17 - 3 Mars, 2020

schedule 11:17 - 3 Mars, 2020

Mbretëresha zhvilloi një takim katër-orësh me Princin Harry në Kalanë Windsor dhe i tha nipit të saj se ai ‘do të jetë i mirëpritur gjithmonë ‘ nëse do të dëshironte të ishte përsëri pjesë e familjes mbretërorë. Mbretëresha, 93 vjeç, e ftoi Dukën e Sussexit të dielën për të biseduar për çdo gjë.

Besohet se Harry ka ecur pothuajse dy milje larg Frogmore Cottage në Home Park, Windsor në kështjellë të dielën, pasi kërkoi një takim me gjyshen e tij.

Burime të brendshme thanë që Mbretëresha mbylli bisedën duke i thënë Harry-it se do të jetë gjithmonë i mirëpritur shkruan Daily Mail

 

“Mbretëresha kishte shumë për të biseduar me Harry-n dhe kjo ishte koha ideale që të thonin çfarë kishin lënë pezull pa thënë, deklaroi burimi.

Takimi, i cili do të ishte biseda e parë për ballë për çiftin që nga koha kur u njoftua ‘Megxit’, vjen pasi detyra e fundit zyrtare e Harry dhe Meghan u konfirmua të dielën.

 

Çifti  do të takohet me Mbretëreshën, Princin Uilliam dhe Kate Middleton për një shërbim të Commonwealth Day në Westminster Abbey javën e ardhshme.

Do të jetë hera e parë që Duka dhe Dukesha do të shfaqen  me familjen mbretërore që nga njoftimi i tyre për  ‘Megxit’ në janar dhe i fundit si pjesë e familjes mbretërore.

Harry dhe Meghan shkaktuan një krizë mbretërore kur ata njoftuan se do të largoheshin nga familja mbretërore./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!