Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi, u dëmtua në gjysmëfinalen kundër Manchester City dhe do të mungojë në finalen që Arsenali do të luajë kundër Chelseas për Fa Cup. Mbrojtësi u detyrua të operohej dhe do të mungojë gjatë për “Topçinjtë”. Ai bëri një postim mjaft emocional në lidhje me problemin fizik që e mban jashtë fushe.
“Përshëndetje të gjithëve, pas ndeshjes me Leicesterin ju thashë se nuk ka asgjë më të dhimbshme se të mos fitosh një ndeshje që e meriton ta fitosh. U detyrova të mësoja dhe rrugën e vështirë, sepse ka gjëra më të rënda.
“Të mungosh në finalen e Fa Cup për herë të dytë. Lajmi i mirë është që operimi shkoi mirë dhe nuk jam ai tip djali që heq dorë lehtë. Pas zhgënjimit e pranova situatën dhe jam krejtësisht i fokusuar që të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur në fushë”, – tha ai./abcnews.al